Site icon Telegrafi

Nallbani debuton me barazim, nuk dorëzohet për kreun

Besa dhe Trepça ’89 i ndanë pikët duke barazuar me rezultat 0:0, në kuadër të xhiros së 25-të të Superligës së Kosovës në futboll.

Trajneri i Besës, Ilir Nallbani, debutoi me barazim në këtë duel ndaj ‘xehetarëve’.

“I kishim rastet për të shënuar, por edhe 89-shi ishte në disa situata e rrezikshme. Kështu e ka futbolli. I dëshirojë suksese edhe 89-shit në ndeshjet e ardhshme”.

“Ne synojmë që të jemi në maje të klasifikimit dhe si futbollist nuk jam dorëzuar asnjëherë, por edhe si trajner nuk e kam ndërmjet të dorëzohem”, ka thënë trajneri i Besës, Ilir Nallbani që në këtë post e zëvendësoi të larguarin, Arbnor Morina. /Telegrafi/

Exit mobile version