Telegrafi

Naldo nënshkruan kontratë të re me Werderin

Kontrata paraprake e 27-vjeçarit skadonte në vitin 2012, ndërsa duke vërejtur interesimin e skuadrave të shumta, Werderi vendosi t’ia përmirësojë kushtet e kontratës se vjetër dhe ta vazhdojë atë deri në vitin 2013.

“Jemi të kënaqur që do ta mbajmë Naldon edhe një vit më shumë te Werder Bremeni. Ai është një ‘tra’ i rëndësishëm në lojën ton dhe është shndërruar në njërin nga mbrojtësit më të mirë në Ligë”, thotë menaxheri Klaus Allofs.