Profesoresha universitare, Mirjana Najçevska për TV 24 foli për rastin “haraçi’, ku Bojan Jovanovski u dënua me 9 vite burg, ndërsa kryeprokurorja speciale, Katica Janeva me 7 vite burg.
Najçevska theksoi Katica Janeva është dashur të dënohet më shumë se sa Boki 13 për shkak të pozitës së saj, përcjell Telegrafi Maqedoni.
“Sipas meje dënimi për Janevën duhet të jetë i ndryshëm dhe se duhet të jetë dyfish apo trefish më shumë në krahasim me dënimin e Bojan Jovanovskiin”, tha Najçevska.
Sipas saj, Janeva është njeri që ishte vendosur në një pozitë kyçe dhe shumë të rëndësishme në mbrojtje të drejtësisë, që do të thotë njeri që nuk është dashur ta shkel ligjin./Telegrafi/