Site icon Telegrafi

Najçevska: Të shkarkohet Ivanovi

Profesoresha Mirjana Najçevska konsideron se kryetari i shtetit, Gjorge Ivanov, ka zbatuar standarde të dyfishta në rastin e mandatimit të Gruevskit për të formuar qeverinë e re të vendit, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Sipas saj, me mosdhënien e mandatit kandidatit të partisë së dytë me më shumë deputet të fituar në zgjedhjet e dhjetorit, Ivanovi ka kryer diskriminim në bazë të përkatësisë politike.

Najçevska thekson se ndaj Ivanovit duhet të inicohet impiçment dhe duhet të shkarkohet nga funsioni i kryetarit të shtetit, për shkelje të Kushtetutës./Telegrafi/

Exit mobile version