Profesoresha Mirjana Najçevska bëri të ditur se sipas Rregullores në Kuvend, ministrat nga radhët e BDI-së që dhanë dorëheqje duhet të shkarkohen nga detyra në seancën e ardhshme qeveritare.
Ajo citpi nenin 219 dhe 220 të Rregullores së Kuvendi, duke theksuar se dorëheqja nuk parashtrohet vetëm te kryeministri, por dërgohet edhe te kryetari i Kuvendit.
“Nuk ka kushtëzime dhe diskutime në lidhje me dorëheqjen e një anëtari të Qeverisë. Kryetari i Kuvendit e vendos në rend ditë në seancën e ardhshme dhe bëhet shkarkimi”, u shpreh Najçevska.
Ajo shtoi se se BDI nuk është organi më i lartë në shtet dhe se nuk vendos Ali Ahmeti.
“Nëse kanë dhënë ministrat dorëheqje, ata duhet të shkarkohen në seancën e ardhshme”, tha mes tjerash Najçevska./Telegrafi/