Profesoresha Mirjana Najçevska duke komentuar vendosjen e flamurit evropian te ligjet për ndërtimin e korridoreve, “u shpreh se pushteti po ndryshon ligje në mënyrë që të legalizojë dispozitat e marrëveshjes që janë kundër ligjit.
“Është arritur marrëveshje jashtë dispozitave ligjore. Po ndryshohen ligje për të legalizuar dispozitat ligjore të marrëveshjes që janë të kundërligjshme”, u shpreh Najçevska.
Ajo shtoi se nga deputetët kërkohet që të votojnë ndryshimet ligjore pa e shqyrtim të marrëveshjes.
“Qeveria mbron interesat e firmës. Që të arsyetohet procedura e shkurtuar dhe shmangia nga procedura e rregullt demokratike, vendoset flamuri evropian te ligjet që nuk kanë të bëjnë me harmonizimin e ligjeve në BE”, thekson Najçevska./Telegrafi/