Profesor Mirjana Najçevska në intervistë për “Samo Vistina” theksoi se Presidenti Stevo Pendarovski, sipas saj, nuk duhet të kërkojë falje për deklaratën që bëri në Novi Sad kur tha se do të shpërngulesh e jashtë vendit nëse nuk do të ishte president.
Ajo thotë se ai e bëri këtë me ndershmëri për të nxjerrë në pah problemin.
“Pashpresa që filloi në një farë mënyre të përmbytë tërë vendin, ndoshta reflektohet në shprehjen e tij dhe unë mendoj se është shumë njerëzore”, tha Najçevska.
Ministri i Vetëqeverisjes Lokale, Goran Milevski konsideron se deklarata është jo korrekte, dhe sipas tij Pendarovski duhet të jetë i kujdesshëm në të ardhmen me deklaratat që jep jashtë, në mënyrë që të mos ketë nevojë të kërkojë falje./Telegrafi/