Mirjana Najçevska, eksperte për çështje juridike, ka kritikuar mënyrën e punësimit në Maqedoni. Në profilin e saj në Facebook, Najçevska thotë se ka tentuar të punësojë një ekonomist shqiptar, njohës i mirë i gjuhës angleze dhe me përvojë si menaxher dhe i pajisur me diplomë të magjistraturës.
Mirëpo ajo nuk i’a ka arritur dot ta punësojë. Shkaku kryesor, sipas saj, ka qenë se nuk ka pasur para të mjaftueshme për të realizuar këtë, duke shtuar se kandidati e njihte mjaft mirë gjuhën maqedonase.
Ajo hedh kritikat tek institucionet e vendit, sepse sipas saj “për të punësuar një shqiptarë në Institucionet e Maqedonisë, duhet të jeni me mangësi intelektuale, ose njëri i afërt i Ali Ahmetit, ose dhunues apo shërbyes i partisë”.
Ajo gjithashtu hedh akuza ndaj institucioneve vendore edhe për punësimin nëpër funksionet shtetërore. Sipas saj “mjafton t’i japësh para Ali Ahmetit dhe fiton vendin e ambasadorit. Punë e pastër”. /Telegrafi/