Mirjana Najçevska nga CIVIL Media, në një intervistë, ka theksuar se kryeministrit Emil Dimitriev, ministrit për Punë të jashtme Nikolla Poposki, ministrit për Shëndetësi, Nikolla Todorov dhe ministres për Kulturë, Elizabeta Kançeska-Milevska duhet të përgjigjen penalisht, sepse kryejnë funksione ministrore, kurse kanë mandate të verifikuara për deputetë, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Funksionet të cilët i kryejnë në Qeverinë në dorëheqje, sipas Kushtetutës, sipas Ligjit për deputetë, sipas Ligjit për zgjedhje dhe sipas Rregullores së Kuvendit nuk janë të përafërta, kurse sipas Ligjit penal, funksionet qeverisëse duhet të përgjigjen për përfaqësim të rejshëm’, shprehet decid profesoresha Najçevska, e cila më tej thekson se në pajtueshmëri me Ligjin rregullativ, Kuvendi urgjentisht të thërret seancë dhe tu merret mandatet e deputetëve. /Telegrafi/