Mariana Najçevska në rrejtin e saj social në Facebook ka kritikuar ashpër Këshillin e Evropës pas zgjedhjes së Iliovskit si gjykatës, përcjell Telegrafi Maqedoni.
‘Këshilli i Evropës është i përbërë nga një grup i korruptuar njerëzish të cilët se kanë idenë për të drejtat e njeriut. Këshilli i Evropës me zgjedhjen e Jovan Ilievskit si gjykatës tregon se e përkrah qeverinë fashiste në Republikën e Maqedonisë. Sikur të ishte kandidati i vetëm ai duhej të ishte zgjedhur. Unë definitivisht nuk kam besim në këtë gjykatë, nuk kam besim se është i përbërë nga njerëz që mund të gjykojnë mbi EKÇP. Ky ishte vendi ku kërkohej vendimi konkret i shteteve të Evropës të tregojnë se kënd e mbështesin në këtë shtet. Ata qartë treguan se mbështesin mafian, turp’, shkruan ajo në Facebook. /Telegrafi/