Site icon Telegrafi

Najçevska: Gjyqtarët që vjetërsuan rastin “Titanik 2” janë po aq kriminelë sa Mijallkovi

Mirjana Najçevska komentoi vjetërsimin e lëndës “Titanik 2” ku i akuzuar i parë ishte Sasho Mijallkov, duke thënë se secili nga gjyqtarët që mundësuan vjetërsimin e lëndës janë po aq kriminel sa Mijallkovi.

“Secili gjykatës që mori pjesë në vjetësimin e këtij rasti dhe rasteve të tjera të funksionarëve të lartë, është kriminel po aq sa Mijallkovi”, u shpreh Najçevska.

Lexo po ashtu Gjykata e Apelit anulon seancën për “Titanik 2”, Mijallkov shpëton nga akuza

Sipas saj, deri sa nuk jemi liruar nga këto gjyqtarë, nuk mund të ecim para.

“Çdo funksionar që do të përmend se po punon në sundimin e së drejtës dhe shtet të së drejtës është kriminel që i ndihmon Mijallkovit”, u shpreh Najçevska./Telegrafi/

Exit mobile version