Ende nuk ka reforma që do të mundësonin dalje nga praktika e krijuar në sistemin gjyqësor nga pushteti paraprak”. Kështu vlerëson ekspertja e çështjeve juridike Mirjana Najçevska, sipas të cilës mungon ndëshkimi i gjithë asaj që paraqiste keqpërdorim të sistemit të jurisprudencës.
Ajo është e mendimit se duhet të fillohet me rishqyrtim të punës së gjykatësve, pasi që është e palejueshme të ketë raste të cilat janë rrjedhojë e periudhës së kaluar, ku janë të dukshme gabimet e gjykatësve apo ndikimet e pushtetit mbi aktvendimet e miratuara.
“Duhet patjetër të ketë ripërsëritje të disa rasteve që të mund të kthehet besimi i qetarëve në gjyqësorin. Më pas, duhet patjetër të parashihen mekanizmat kontroll të cilat do të pamundësojnë ndikim të partive mbi sistemin e jurisprudencës, gjegjësisht do të zvogëlojnë dëshirën e gjykatësve të bien nën ndikimin e tillë, pasi që për momentin kemi situate, ku edhe nëse kemi në pushtet parti politike e cila nuk dëshiron të ndikojë në gjyqësorin, vetë gjykatësit fillojnë të kërkojnë atë ndikim”, ka deklaruar për MTV2, ekspertja e çështjeve juridike Mirjana Najçevska, transmeton Koha.
Ndryshimet e fundit në Kodin penal që janë në vazhdën e ndryshimeve ligjore për ti përmbushur reformat, për Najçevskën shkatërrojnë drejtësinë dhe themelet e shtetit juridik.
“Atë që e pamë periudhën e kaluar si ndryshime, nuk korrespondojë me kërkesat të cilat, ishin të vendosura në periudhën kur kërkohej largim i pushtetit paraprak. Më parë kishte disa ndryshime siç është futja e veprës për gjuhën e urrejtjes të cilat janë në atë drejtim të, megjithatë këtë që po e shohim në periudhën e fundit është pjesë e një pazari partiak-politik e cila vetëm se e shkatërron drejtësinë dhe nuk i vë themelet e shtetit juridik”, thekson Najçevska.
Qëllimet strategjike të reformave në jurisprudencë parashohin, paanshmëri dhe pavarësi në punën e gjykatësve dhe prokurorëve publik, cilësi, përgjegjësi, efikasitet, transparencë, qasje deri te drejtësia etj./koha/