Site icon Telegrafi

Najçevksa: Me ligj për përfitime të deputetëve, në fakt ligjësohet korrupsioni

Aktivistja për të drejtat e njeriut, Mirjana Najçevska thotë se nuk guxon të ndodh që deputeti të përfitojë nga pozita e këtillë.

Sipas saj, ai person është bërë deputet për të përfaqësuar qytetarët, të jetë zëri i tyre në trupin më të lartë ligjvënës, e jo të përfitojë çfarëdo përfitimi dhe shfrytëzimi personal, përcjell Telegrafi Maqedoni.

Najçevska thotë se pozita e deputetit nuk paraqet punësim, por përfaqësim, duke shtuar se për punësim duhet që kandidati të ketë cilësi, e për përfaqësim mjafton një grup qytetarësh që mendon se një person konkret mund t’i përfaqësojë interesat e tyre.

Tutje, aktivistja në fjalë shprehet se deputeti nuk guxon ta lë këtë funksion me më shumë para, pronë, arsim më të lartë, nga ajo që e ka patur kur është bërë deputetë, sepse një gjë e këtillë nxjerr në pah dyshime dhe duhet të hulumtohet seriozisht.

Madje, Najçevska thotë se një ligj që garanton përfitime për deputetët paraqet ligjësim të korrupsionit, dhe se deputetë të tillë nuk na duhen./Telegrafi/

Exit mobile version