Sipas profesoreshës universitare Mirjana Najçeska Ligji për përdorimin e gjuhëve nuk do ta zgjidh problemin e gjuhës.
Ajo thotë se që nga krijimi i këtij shteti e deri tani askush s’ka dashur ta zgjidh këtë çështje, njofton Telegrafi Maqedoni.
“Që nga krijimi i Maqedonisë së Veriut deri në ditët e sotme, askush, as maqedonasit, as shqiptarët as turqit, askush nuk ka dashur ta zgjidh problemin e gjuhës”, tha Najçeska.
Ligji për përdorimin e gjuhëve, sipas Najçeskës, nuk është zgjidhje për këtë çështje por krijon bazë për krijimin e konflikteve të reja./Telegrafi/