Telegrafi

Nait Hasani përfundon misionin diplomatik në Tiranë: Kam prezantuar Kosovën te misionet diplomatike si një storie suksesi

Nait Hasani përfundon misionin diplomatik në Tiranë: Me aq sa kam ditur jam munduar tu ndihmojë qytetarëve

Nait Hasani ka përfunduar sot misionin e tij diplomatik në Tiranë.

Kështu ka bërë të ditur vet ai përmes një postimi në Facebook.

Ish-ambasadori i Kosovës në Shqipëri, ka thënë se për 22 muaj sa ka shërbyer atje, është munduar tu dal në ndihmë qytetarëve andej dhe këndej kufirit.

Misionin e tij, Hasani e ka përmbyllur aty ku edhe e kishte filluar, pranë shtatores së Adem Jasharit.

“Atdheu duhet pa kushte, Bac. Adem nga ky shesh këtu, misionin diplomatik në Shqipëri e fillova dhe nga këtu, sot e përfundova. Për 22 muaj që  shërbeva këtu në Tiranë, së bashku me Fatmiren e kolegët në mision diplomatik, me aq sa kam ditur, jem munduar t’u dalim në ndihmë qytetarëve tanë andej e këndej atdheut tonë. Kam prezantuar Kosovën te misionet diplomatike si një storie suksesi e luftës sonë dhe mbështetjes së tyre. Bac, atdheu duhet pa kushte nga vuajtjet shekullore bashkë Kosovën e bëmë  shtet”, shkruan Hasani. /Telegrafi/