Radja Nainggolan e pranon se largimi nga Roma ishte një vendim i marrë nga dikush tjetër, që nuk është më aty në klub, duke iu referuar qartë drejtorit sportiv Monchi.
Mesfushori nuk e fitoi besimin nga drejtori sportiv Monchi, i cili u largua nga klubi pasi u shkarkua trajneri Eusebio Di Francesco në mars.
Nainggolan tashmë e ka braktisur edhe Interin, pas vetëm një sezoni, duke u huazuar te Cagliari.
NINJA IS BACK! 😉#bentornatoNinja #forzaCasteddu pic.twitter.com/5LH96ulRHu
— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) August 5, 2019
“Ndarja ime me Romën ishte një goditje shumë e rëndë”.
“Isha i sigurt që edhe unë do të fajësohesha, por ishte një vendim i marrë nga dikush tjetër. Madje mund të kisha qëndruar…”
AVANTI IN COPPA#CagliariChievo 2-1
MATCH REPORT: https://t.co/uLiZRloZ3H pic.twitter.com/AxHQoUUniG— Cagliari Calcio (@CagliariCalcio) August 18, 2019
“Jam i lumtur me karrierën time dhe vendimet e mia, por shpresoj të arrij edhe momente më të kënaqshme, sepse jam ende i uritur” a thënë belgu për Sky Sky Italia. /Telegrafi/