Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan pranon se ai ishte i zhgënjyer, kur Belgjika e la atë jashtë, por mbron zakonin e tij të duhanit.
Roberto Martinez ka përsëritur lënien jashtë skuadrës kombëtare të mesfushorit të Giallorossëve, por e ka thirrur përsëri atë për ndeshjet me Greqinë dhe Rusinë.
Pirja e duhanit nga 28-vjeçari ka qenë një nga arsyet, me spanjollin që nuk e ftoi atë, por lojtari nuk heq dorë nga zakoni i tij.
“Unë nuk jam turpëruar, sepse unë pi duhan dhe kurrë nuk e kam fshehur këtë zakon timin”, u tha gazetarëve Nainggolan jashtë kampit të trajnimit të Belgjikës.
“E di që duhet të japin një shembull të mirë, unë kam fëmijë… Por, jam vetëm një futbollist, unë bëj punën time”.
“Gjithkush e di se unë pi duhan dhe nuk mund ta fsheh atë, por unë nuk jam turpëruar”.
“Kam qenë i zhgënjyer për mos ftesën time pas Kampionatit të mirë evropian. Unë jam dikush që troç thotë atë që mendon, kështu që unë kurrë nuk e fsheh zhgënjimin tim”.
“Trajneri duhet të ketë pasur arsyet e tij për të më thirrur mua, por tani unë jam duke shikuar para”, përfundoi mesfushori i Romës, i cili po bën një super-sezon me skuadrën italiane. /Telegrafi/