Site icon Telegrafi

Nainggolan: Tifozët e Juves gjithmonë më fyejnë, por unë u shënova gol

Nainggolan duke festuar njërin nga golat e tij ndaj Juventusit

Radja Nainggolan ka thënë se edhe pse ishte i lënduar nuk mund ta humbiste ndeshjen me Juventusin. 

Roma fitoi 3-1 me një paraqitje shumë të mirë të belgut.

“Nuk mund t’i humbas ndeshjet ndaj Juventusit edhe nëse jam paksa i lodhur”.

“Fitoja e Napolit na detyroi të kërkojmë rezultatin dhe mendoj që luajtëm një ndeshje të mirë”.

“Në ndeshjet e fundit Juve ka humbur disa pikë, pasi kishte komoditet dhe ishin të fokusuar diku tjetër deri sot”.

“Tifozët e Juves gjithmonë më fyejnë mua, ka shumë histori mes nesh, por ë fund unë arrita të shënoj kundër tyre”, ka thënë Nainggolan. /Telegrafi/

Exit mobile version