Telegrafi

Nainggolan: Tifozët duhet ta mbështesin Romën edhe kur nuk luan Totti

Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka kërkuar nga tifozët ta mbështesin fuqishëm skuadrën qoftë duke luajtur Francesco Totti apo edhe pa të.

Kapiteni legjendar u inkuadrua nga banka rezervë në ndeshjen kundër Sampdorias duke dhuruar një asist dhe duke shënuar gol.

“Ndaj Sampodorias e pamë se si hyri Totti u krijua entuziazëm te tifozët. Çuditem pse nuk ishte ai entuziazëm në pjesën e parë?”.

“Ishim duke humbur 2-1 dhe ia nisën fishkëllimat. Nuk është lehtë të luash në atë situatë me qetësi dhe siguri”.

“Me Tottin ndeshja ndryshoi, pro në këtë rast mbështetja ishte dy ose tri herë më e madhe”, citon Gazzetta dello Sport fjalët e Nainggolan. /Telegrafi/