Radja Nainggolan e pranon se ka zgjedhur Cagliarin për shkak të disa përparësive, por ai shpreson dhe beson që do t’ia dëshmojë Interit që janë gabuar pasi e kanë lejuar të largohet.
Mesfushori u largua nga Roma një vit më parë, por u largua këtë verë pasi Interin e mori Antonio Conte, duke ia treguar derën belgut.
Ai zgjodhi të kthehet te Cagliari, ku luajti në Serie A në vitet 2010-14.
“Jam i lumtur që kthehem në shtëpi. Unë e bëra një zgjedhje, ishte pak e detyruar, por në fund të fundit, unë e mora këtë vendim dhe shpresoj të bëj mirë”.
“Unë kam përparësi të tjera, kështu që ishte e lehtë për të bërë zgjedhjen në këtë rast”.
Nainggolan gjithashtu shtoi se Nerazzurrët do të bëhen pishman që e kanë lëshuar.
“Tani do ta sfidoj veten time, do të përpiqem ta dëshmoj se Interi e kishte gabim që më la të larohem”, ka thënë ai për Tuttomercatoweb.
Ai pritet të fillojë stërvitjen me Cagliari gjatë fundjavës. /Telegrafi/