Mesfushori i Cagliari, Radja Nainggolan e pranon se do të donte ta kishte trajner Antonio Conten.
Conte e donte Nainggolan në Chelsea dhe arsyeja e huazimit të belgut te Cagliari nga Interi në gusht ishte e befasishme.
“Do të kisha dëshirë trajnohem prej tij: në një muaj isha në gjendje të vlerësoja vendosmërinë dhe idetë e tij”.
“Ai ishte shumë i qartë dhe i drejtpërdrejtë, duke e thënë hapur kur diçka nuk ishte në rregull”.
“Gjatë përgatitjeve parasezonale, ai më mori mënjanë për të më thënë se çmendej pas meje dhe gjithashtu donte te Chelsea, por që ishte një vendim i marrë nga klubi dhe i ndarë nga ai”.
“Ai më tha drejtpërdrejt dhe unë i vlerësoj njerëzit që ua thonë gjëra në fytyrën “, ka thënë 31-vjeçari për DAZN. /Telegrafi/