Interi është ndalur në barazim 0-0 në udhëtim te Udinese.
Në fakt ka qenë barazimi i tretë radhazi për skuadrën e drejtuar nga Luciano Spalletti.
E ky barazim nuk i lë të qetë Neroazzurrët, që janë aktualisht katër pikë larg Atalantës dhe pesë nga Roma, por që të dyja skuadrat kanë nga një ndeshje më pak.
Mesfushori belg i Interit, Radja Nainggolan ka thënë se skuadrës së tij i duhen tri fitore në fundin e kampionatit.
“Në ndeshjet e ardhshme duhet të japim më shumë nga vetja për të marrë maksimumin, por po luajmë ndaj kundërshtarëve klasik që mbyllen në portë”, tha belgu.
Sa i përket garës për Ligën e Kampionëve, Radja thotë se do të jetë një garë e gjatë dhe se skuadrën e tij e presin tri finale.
“Do të jetë një garë e gjatë për Ligën e Kampionëve, ne do t’i kemi edhe tri finale para vetës”.
“Çdo ndeshje do të jetë më e vështirë se tjetra, duhet të kualifikohemi në Ligën e Kampionëve”, përfundoi Nainggolan. /Telegrafi/