Site icon Telegrafi

Nainggolan rrëfen fëmijërinë e vështirë: Babai më braktisi

(Foto: Getty Images)

Futbollisti belg, Radja Nainggolan, ka rrëfyer për të kaluarën e tij të vështirë, kur e kishte braktisur babai dhe familjes së tij i mungonin gjërat bazike për jetë.

“Në shtëpi ishim tre veta. Babai na braktisi dhe nëna ime duhej t’i paguante të gjitha borxhet”.

“Ajo fitonte 1.300 euro duke punuar 10 orë në ditë. Hanim gjërat e njëjta rreth tri herë brenda një jave dhe mund të kalonim një muaj pa pasur rrymë”.

Lexo po ashtu Të gjitha lajmet për Radja Nainggolan

“Kur erdha në Itali nuk mund të qëndroja. Dëshiroja ët kthehesha në shtëpi pas vetëm gjashtë muajsh, por vëllai im më bindi të qëndroja dhe të vazhdoja këtu”.

“Te Pescara paguhesha 1.400 euro në muaj dhe ia dërgoja nënës sime nga 500 euro”.

“Babai im? Shkova në Indonezi para katër vitesh. Doja t’ia jepja një mundësi të dytë, doja t’ia falja, por ai ma ktheu shpinën dhe më kërkoi ca para”, ka rrëfyer Nainggolan për VTM.

Tashmë problemet me para në familjen e 30-vjeçarit kanë marrë fund duke qenë se ai përfiton miliona euro si futbollist i Romës. /Telegrafi/

Exit mobile version