Telegrafi

Nainggolan – Roma, takimi për rinovim ka shkuar mirë

Radja Nainggolan është bërë objekt dëshirash për shumë klube italiane dhe evropiane, si Interi, Manchester United, Chelsea, por nga ana tjetër, Roma nuk ka ndërmend të heqë dorë prej tij.

Kështu verdhekuqtë po tentojnë t’i rinovojnë kontratën mesfushorit belg dhe në këtë kuadër kanë zhvilluar një takim me vetë lojtarin dhe menaxherin e tij në Trigoria.

Në dalje, Nainggolan është pyetur nëse e ka firmosur kontratën dhe përgjigja e tij ka qenë: “Po qesh“, duke dhënë të kuptohet se takimi ka shkuar mirë, transmeton TCh.

Në klubin verdhekuq janë optimistë se belgu do të rinovojë kontratën me ta, brenda muajit korrik, por nga ana tjetër janë drejtuesit e Interit, që luten për të kundërtën.

Në rast mos rinovimi, Roma do të ishte e shtrënguar të pranonte ofertat që vijnë për Nainggolan dhe në këtë rast zikaltrit do të tentonin të afronin lojtarin e shumëdëshiruar nga drejtuesit, trajneri dhe tifozët interistë.