Telegrafi

Nainggolan: Roma nuk më respektoi, dëshiroja të qëndroja në kryeqytet

Radja Nainggolan ka treguar se përkundër dëshirës së tij, romakët kishin vendosur ta shesin pa e pyetur.

Madje, belgu thotë se kryeqytetasit kishin menduar ta transferojnë ndonjë klub jashtë ligës italiane, por që nuk kishte pranuar assesi dhe më pas ka pranuar ofertën e Interit.

“Nuk ishte faji im që u largova. Ata vepruan pa më pyetur dhe nuk erdhën të merrnin mendimin tim si burrat”, ka pohoi mesfushori karizmatik.

Radja Nainggolan (Foto: Getty Images)

“Romakët kishin ndërhyrë në transferimin tim. Madje, ata më kishin gjetur një klub jashtë Serie A, por që nuk e pranova për asnjë moment atë marrëveshje. Më kanë trajtuar si të parëndësishëm, vepruan pas shpinës sime”.

Ai tregoi se ishte pikërisht trajneri Luciano Spalletti që e kishte telefonuar dhe e kishte bindur për të kaluar te zikalërit.

Lexo po ashtu Brozovic dhe Nainggolan heqin dorë nga vikendi me familje për t'u bërë gati për derbin ndaj Milanit

“Më ka telefonuar Spalletti në atë moment dhe nuk jam menduar shumë. Interi është ekip më i organizuar. Presidenti i Romës na vizitonte njëherë në vjet”, pohoi Radja.

Ndryshe, 30-vjeçari u transferua gjatë kësaj vere te Interi dhe deri më tani është paraqitur në pesë ndeshje duke shënuar një gol. /Telegrafi/