Telegrafi

Nainggolan: Roma kishte mesfushën më të mirë në Itali

Radja Nainggolan ka emëruar mesfushorët e tij më të mirë që kanë qenë dhe janë në Serie A.

Në një intervistë në Instagram, mesfushori belg ka treguar për gjendjen e tij në vetëizolim nga coronavirusi, derisa shpreson që të kthehen sa më shpejtë në fushë e blertë.

“Gjithmonë më ka pëlqyer Luka Modric, pasi mund të bëjë gjithçka në nivele të larta. Clarence Seedorf kishte fuqi të jashtëzakonshme, ishte i vetmi që nuk më lejonte ta shikoja topin dhe nuk e kam arritur ende përse”, ka thënë ai.

(Foto: Getty Images)

“Kam luajtur përkrah shumë lojtarëve të fuqishëm. Kevin Strootman ishte fantastik para se të lëndohej, Daniele De Rossi fenomenal, Miralem Pjanic në këto suaza njëri ndër më të mirët”.

“Te Interi, Marcelo Brozovic e bën diferencën. Nicolo Barella e dëshmon se edhe pse i ri mund të luajë në një top klub”.

Lexo po ashtu Milani ka një plan për transferimin e Nainggolanit në verë

“Ka shumë mesfushorë, por nëse do të duhej të zgjedhja, te Roma kemi pasur mesfushë të mrekullueshme me Strootmanin, De Rossin dhe Pjanicin”, ka shtuar më tej Nainggolan.

Belgu ka thënë më tej se ai e mendon pensionimin në moshën 50-vjeçare, pasi nuk mund të qëndrojë në shtëpi, tani kur është i mbyllur nga coronavirusi. /Telegrafi/