Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka refuzuar një ofertë të Chelseat.
Sipas “La Repubblicas”, trajneri i ri i “Bluve”, Antonio Conte, është i vendosur që të transferojë belgun në skuadër gjatë verës.
Por, Nainggolan ka vendosur të mos largohet nga Stadio Olimpico dhe nuk dëshiron që të kalojë te Chelsea, që vitin e ardhshëm nuk do të jetë pjesë e Ligës së Kampionëve.
Për reprezentuesi belg ka shprehur interesim edhe shumë klube evropiane të tilla si PSG-ja.