Telegrafi

Nainggolan për golin e shënuar ndaj Interit: Më trajtuan keq kur luaja këtu

Inter- Cagliari (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

Radja Nainggolan ka thënë se Cagliari meritoi më shumë se një pikë ndaj Interit në barazimin 1-1.

Mesfushori belg që është në huazim nga Nerazzurët, por që shënoi golin e barazimit për Cagliarin, refuzoi të festonte para ish-tifozëve.

“Mendoj se kemi luajtur shumë mirë që nga fillimi, erdha këtu luaja me karakter. Ndoshta disa incidente ishin kundër nesh, por asnjë kundër Interit, ky është futbolli dhe disa incidente duhet të shikohen përsëri”, ka thënë ai.

Inter- Cagliari (Foto: Emilio Andreoli/Getty Images/Guliver)

“Nuk është vetëm goli me një shtyerje, por aty duhet të kishte edhe një karton të kuq. Ne nuk duam ta shohim një këmbë të thyer para se dikush të suspendohet”.

Lexo po ashtu Interi assesi të këndellet, barazon edhe me Cagliarin

“Kam një respekt të madh për tifozët e Interit dhe për ish-bashkëlojtarët e mi, por mendoj se jam keqtrajtuar në kohën kur luaja këtu”, ka shtuar më tej Nainggola.

Belgu më tej i ka uruar Interit shumë fat në të ardhmen, por duket se mes tyre gjithçka ka përfunduar. /Telegrafi/