Telegrafi

Nainggolan i papërmirësueshëm, ndalohet i dehur nga policia belge

Radja Nainggolan nuk ndryshon kurrë, pa marrë parasysh vendin apo klubin ku është.

Mesfushori belg u rikthyer në Belgjikë pas 17 viteve të kaluara në futbollin italian, ku nënshkroi me Royal Antwerp.

Por edhe në Belgjikë atë po e ndjekin problemet, teksa tani ka një problem serioz.

Së fundmi i është hequr patenta e shoferit pasi është kapur i dehur me makinë nga policia belge.

Sipas mediave belge, një makinë ka kaluar me shpejtësi në qytet dhe pas verifikimit të policisë, është ndaluar ish-futbollisti i Interit dhe Romës i cili ka qenë i dehur duke vozitur.

Lajmi ka bërë bujë duke ditur dhe natyrën e vetë lojtarit i cili përballet shpesh me skandale të tilla duke mos nguruar të shprehë admirimin për pijet alkoolike.

Edhe sa ishte në Itali, Nainggolan ka pasur probleme të tilla me pijen dhe shpejtësinë. /Telegrafi/