Site icon Telegrafi

Nainggolan nuk do të dënohet nga Interi

Radja Nainggolan besohet se ka shmangur një dënim nga Interi, pasi klubi nuk ka pasur ndonjë problem me mënyrën e festës së tij dhe jetën e natës.

Nainggolan u kritikua shumë pasi ishte parë në një klub nate më herët gjatë të shtunës, përkundër faktit se interi filloi kampanjën e tij në Serie A te Sassuolo.

Lexo po ashtu Nainggolan në diskotekë pa debutuar, tifozët çmenden me gjestet e tij

Po ashtu, raportohet se ish-mesfushori i Romës u shfaq në stërvitje të shtunën me të njëjtën veshje.

Corriere della Sera raporton se Nerazzurët nuk kanë parë “ndonjë gjë serioze” për të dënuar belgun, i cili ishte lënduar dhe nuk ishte në gjendje të debutojë në Mapei Stadium.

Nainggolan në aksion me fanellën e Interit

Për më shumë, kjo gazetë shkruan se 30 vjeçari u prezantua në mënyrë normale dhe rutinore në stërvitje.

Nainggolan bëri bujë kur u shfaq me gjeste kontraverse duke zhvilluar jetë të shfrenuar të natës.

Besohet se një prej arsyeve pse Roma e ka larguar lojtarin ka qenë pikërisht dëshira e tij e madhe për të bërë jetë të shfrenuar të natës. /Telegrafi/

Exit mobile version