Telegrafi

Nainggolan nënshkroi për Cagliarin pasi gruaja e tij po e vazhdon luftën kundër kancerit – rrëfimi i saj është i dhimbshëm, por edhe forca për të ecë para është e madhe

Radja Nainggolan ka nënshkruar për klubin e Serie A, Cagliarin, si huazim për një sezon.

Mesfushori belg është rikthyer te Cagliari. Por lëvizja e Nainggolan te klubi i tij i mëparshëm,  vjen pasi gruaja e 31-vjeçare, Claudia Lai, vazhdon betejën e saj me kancerin.

Claudia është me origjinë nga Sardenja, kështu që ku vendim ia lejon gruas së Nainggolan të jetë më afër familjes së saj.

Lexo po ashtu Zyrtare: Radja Nainggolan largohet nga Interi dhe rikthehet në Cagliari

Disa vendime janë thjesht më të mëdha se futbolli.

Muajin e kaluar, Claudia shënoi një postim emocionues në Instagram në të cilin shprehu ‘frikën dhe makthin’ që po përjetonte ndërsa përgatitej për kimioterapi.

“Ka qenë një muaj që jam zgjuar në mëngjes, duke shpresuar se është vetëm një makth”.

“Jam zgjuar në mëngjes për muaj dhe e kam kuptuar që jetoj brenda një makthi”.

“Shpresova se kjo ditë do të vinte sa më vonë që të ishte e mundur, por nuk do të ndodh. Ditët kanë kaluar, ashtu si dhe lumturia ime …”.

“Nga sot unë do të filloj një kapitull të ri të jetës sime … Kimioterapi. Dhe kush do të kishte thënë ndonjëherë që Klaudia, për një herë në jetën e saj, do të kishte frikë të fillonte një ditë të re … frika është një nënvlerësim”.

“Çfarë mund të them, mbas lotëve me kova, është koha të shkojmë dhe të luftojmë këtë bishë të shëmtuar”.

“Falënderoj me gjithë zemër familjen time dhe miqtë e mi që më kanë ndihmuar të shijoj këtë muaj relaksi në mënyrën më të mirë, duke më dhënë gjithë forcën dhe pozitivitetin e nevojshëm për t’u përballur me gjithçka … por mbi të gjitha ata kanë qenë në gjendje t’i trajtojnë të gjitha luhatjet e mia të humorit (me një qëndrueshmëri të lartë)”.

“Asnjëherë mos e humbni buzëqeshjen tuaj”.

Nainggolan ka luajtur për Cagliarin nga viti 2010 deri në vitin 2014. Para se të konfirmohej kthimi i tij, ai shprehu kënaqësinë e tij që të kthehej në një mjedis të njohur.

“Jam i lumtur, ka një entuziazëm të madh”.

“Unë gjithmonë kam dashur të kthehem, por nuk mendoj se kthimi do të vinte këtë vit, por jam i lumtur që ka ndodhur”.

“Nuk ishte e vështirë të zgjidhja Cagliarin edhe pse kisha oferta të tjera”, ka thënë Nainggolan.

Mendimet e të gjithë tifozëve të futbollit janë me Radjan, Klaudian dhe dy fëmijët e tyre, Aysha dhe Mailey. /Telegrafi/