Site icon Telegrafi

Nainggolan mungon me Real Madridin?

Radja Nainggolan është larguar nga treningu i sotëm më një lëndimi, ndërsa mund të mungojë me Real Madridin nesër.

Giallorossër kishin një stërvitje me dyer të hapura në Bernabeu, ku tifozët dhe gazetarët panë nga afër stërvitjen e trajnerit Luciano Spalletti.

Pas 20 minutave Nainggolan u desh të ndalet dhe të shkojë drejtë zhveshtores, pasi ndjente dhimbje në muskuj.

RomaNews beson se belgu nuk do të jetë i gatshëm për ndeshjen e ardhshme dhe në vendin e tij pritet të luajë Daniele De Rossi. /Telegrafi/

Exit mobile version