Telegrafi

Nainggolan mund të transferohet në Bundesliga gjatë janarit

Radja Nainggolan kërkonte të largohej nga Interi gjatë afatit kalimtar të verës.

Disa skuadra kishin shprehur interesim për të, por Interi nuk mbeti i kënaqur me ofertat.

Kësisoj Ninja mbeti tek Neroazzurët së paku deri në janar, edhe pse nuk preferohet nga trajneri Antonio Conte.

Megjithatë e ardhmja e tij nuk pritet të jetë te Interi pas janarit, pasi lojtari mund të transferohet në Bundesliga.

Është skuadra gjermane Hertha Berlin që po këmbëngul për transferimin e mesfushorit veteran.

Hertha është gati të paguaj rreth 10 milionë euro për t’i siguruar shërbimet e mesfushorit belg.

Inter është gati të pranojë ofertën vetëm e vetëm që ta shes belgun i cili nuk po ka minuta nga Conte.

Gjithsesi përveç skuadrës gjermane, në garë për lojtarin mbeten edhe Cagliari dhe Fiorentina. /Telegrafi/