Radja Nainggolan ka mbushur katër vite si futbollist i Romës pas transferimit nga Cagliari.
Ylli belg iu bashkua skuadrës nga kryeqyteti italian në janarin e vitit 2014 për 15 milionë euro.
Por në çdo afat kalimtar për futbollist ai është lidhur me një largim të mundshëm nga Roma.
Nainggolan para parave dhe trofeve ka vendosur t’i qëndrojë besnik ‘Giallorosëve’.
“Unë kam pasur mundësi të shkoj te Chelsea ose në skuadra tjera por nuk e kam bërë këtë”.
“Të shkoj në një skuadër të re në një kulturë tjetër në moshën 28 ose 29 vjeçare kjo gjë nuk më pëlqen”, ka thënë Nainggolan.
Mesfushori fantastik ka thënë se ndihet i lumtur në Romë dhe thotë se nuk motivohet nga paraja.
“Në Romë jam i lumtur dhe ndihem mirë. Më pëlqen të qëndroj këtu edhe për shumë vite”.
“Nuk motivohem nga paraja pasi nëse do të ishte kështu do të ndryshoja klubin disa herë dhe do të fitoja edhe më shumë”, ka thënë Nainggolan.
Krejt në fund belgu ka thënë se shpreson të fitojë trofe me fanellën e Romës. /Telegrafi/