Site icon Telegrafi

Nainggolan: Monchi ka dashur të më shesë në Turqi prapa shpinës

Foto: Inter.it

Radja Nainggolan ka zbuluar se Roma ka tentuar ta shesë prapa shpinës së tij, e për këtë ai është përplasur me ish-drejtorin, Monchi, duke kaluar kështu te Interi.

Mesfushori u shit gjatë verës si pjesë e një marrëveshje ku Nicolo Zaniolo kaloi te Roma, e ka pasur formë të madhe me Giallorosët.

“Nuk i kam dhënë shumë rëndësi qasjes time jashtë fushës, por tash po e kuptoj se mosha ime nuk ma mundëson që të bëj gjërat e njëjta”.

“Bashkë me klubin, ne kemi vendosur që të bëjmë plan të detajizuar, sepse unë e di se kam bërë një gjë gabim. Për shembull, është çështja për ushqim të shëndetshëm dhe tash ata kanë kontroll në ushqimin tim. Unë kam humbur peshë, ndihem mirë me veten”.

“Edhe stili im i jetës ka ndikuar në lëndimet e mia. Unë kam ndërprerë konsumimin e duhanit. Nuk është e lehtë, por po kryen punë”.

“Monchi nuk ishte profesional, ka dashur të më shesë në Turqi pa dijeninë time. Kjo më ka nervozuar”, u shpreh Nainggolan. /Telegrafi/

Exit mobile version