Telegrafi

Nainggolan kthehet në Romë për të përshëndetur ish-bashkëlojtarët dhe stafin

Deri më tani transferimi më i përfolur në Serie A është ai i Radja Nainggolan, i cili nga Roma kaloi te Interi.

Belgu iu bashkua klubit nga Milano për 24 milionë euro, plus drejt klubit nga kryeqyteti italian shkuan Nicolo Zaniolo dhe Davide Santon.

Por, nuk duhet harruar që ky transferim nuk ishte dëshira e Nainggolan, ishte Roma ajo që vendosi ta shesë.

Duket se 30-vjeçarit ende i rrahë zemra për ish-klubin e tij.

Nainggolan është kthyer kështu në Romë për të përshëndetur ish-bashkëlojtarët e tij dhe stafin teknik.

Ai ka postuar një video në rrjetin social Instagram, ku në prapavijë shikohej Daniele De Rossi dhe disa pjesëtarë të stafit teknik.

‘Ninja’ tha se ata do t’i mungojnë shumë atij dhe se i do shumë. /Telegrafi/