Radja Nainggolan ka krahasuar shokut të tij te skuadra e Romës, Francesco Tottin, me legjendën e tenisit Roger Federer.
Ylli 35-vjeçar zviceran i tenisit mundi dje(diel) Rafel Nadalin në finalen e Open Miami, duke çuar në krahasimet me jetëgjatësinë 40-vjeçare të Tottit në futboll.
Është mesfushori belg, Nainggolan, i cili ka bërë këtë krahasim, duke thënë se zvicerani është i jashtëzakonshëm dhe i vlefshëm sikurse Totti.
“Federer është i jashtëzakonshëm”, ka thënë fillimisht mesfushori belg për Supertennis.
“Por, ne kemi Tottin, i cili ende luan në të dyzetat për Romën, ai është po aq i vlefshëm sa Federer”, përcjell Telegrafi.
“Megjithatë, katër lojtarët e mi të preferuar në përgjithësi janë, [Lionel] Messi, Cristiano Ronaldo, Neymar dhe [Eden] Hazard”, përfundoi Nainggolan. /Telegrafi/