Telegrafi

Nainggolan: Kemi treguar se e meritojmë këtë pozitë në klasifikim

Ylli i Romës, Radja Nainggolan, ka folur pas fitores ndaj Interi me rezultat 1-3 ndaj Serie A.

Belgu ka thënë se ishte fitore e merituar dhe se ai po jep gjithçka nga vetja.

“Kemi bërë atë që duhet të bëjmë, një ndeshje e madhe dhe kemi merituar tre pikë. Kemi treguar se meritojmë të jemi këtu ku jemi dhe pikët janë gjëja më e rëndësishme”.

“Lojtarët kujtohen gjithmonë nga goli, por unë kam dhënë gjithmonë gjithçka nga vejta për skuadrën”.

“Tani luaj më para dhe po i jap një dorë skuadrës në sulm”, ka thënë Nainggolan për Sky Sport. /Telegrafi/