Mesfushori belg, Radja Nainggolan, e ka pranuar vendimin e klubit që nuk bën pjesë në planet e Interit.
Lojtari ka nisur të kërkojë një destinacion për të ardhmen dhe nuk do të largohet nga Italia.
Vetëm belgu kërkon të transferohet te Cagliari, skuadër ku ka luajtur nga viti 2010 deri në 2014, kur pastaj u largua te Roma.
Kjo zgjedhje për Naingolanin vjen pas bisedimeve me menaxherin e tij dhe problemeve familjare që i ka momentalisht, ku gruaja e tij po vuan nga një sëmundje e rëndë.
Sampdoria ka qenë ajo që ka insistuar më së shumti, por Radja dëshiron të rikthehet te Cagliari në Sardenjë.
Gjithsesi do të vendoshet përfundimit në ditët e ardhshme kur Interi të kthehet në Itali. /Telegrafi/