Telegrafi

Nainggolan ka një mesazh për klubet që e duan

Mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan si duket është tejet i lidhur me klubin e tij.

Edhe pse kohëve të fundit ka pasur shumë spekulime në lidhje me të ardhmen e tij, Nainggolan ka reaguar për to.

Numri katër i Romës, ka shfrytëzuar rrjetin social ‘Twitter’, për t’i demantuar të gjitha ato që janë shkruar për të.

Ai ka deklaruar se nuk ka folur me asnjë skuadër dhe në fund ka shkruar Forca Roma.

“Nuk kam folur me asnjë skuadër, ndaj pse duhet që të bisedojë me miqtë e mijë për një gjë të tillë?. Forca Roma dhe Forca Belgjika”, shkroi Nainggolan.

Për belgun interesim kanë shprehur skuadrat nga Liga Premier, si Chelsea, Manchester United e Manchester City. /Telegrafi/