Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka pranuar se Juventusi ka vepruar mirë në treg, porse beson skuadra e tij do t’i shkaktojë telashe në rrugën për mbrojtjen e titullit.
Zonja e Vjetër ka qenë pakonkurrencë në Serie A në vitet e fundit, ndërsa gjatë këtij afati kalimtar është forcuar akoma më shumë, madje duke ua rrëmbyer edhe Giallorossëve, mesfushorin Miralem Pjanic.
Për më shumë, Bianconerët e dobësuan edhe Napolin duk ia rrëmbyer Gonzalo Higuainin.
“Juventusi ka pasur një fushatë të shkëlqyer në treg, por në fund fiton skuadra që ka vazhdimësi më të mirë”.
“Në vitet e fundit, ata kanë qenë gjithmonë përpara. Nëse e nisim mirë, atëherë nuk i dihet se ku mund të arrijmë”, ka deklaruar futbollisti belg. /Telegrafi/