Site icon Telegrafi

Nainggolan: Jemi të fortë, nuk jam pishman që kam refuzuar Chelsean për Romën

Radja Nainggolan mbrëmë ka udhëhequr Romën si kapiten në përballje ndaj Chelseat.

Belgu zbriti në fushë ndaj skuadrës që e kërkoi me ngulm madje që kishte ofruar 60 milionë euro për të por që ishin refuzuar nga Roma.

‘Giallorosët’ treguan se janë një skuadër e madhe duke shkrirë epërsinë e Chelseat nga 2-0 në 2-3 dhe në fund përfundoi ndeshja në barazim 3-3.

Festa e Nainggolan me Edin Dzekon dhe Kevin Strootmanin pas golit të tretë të shënuar ndaj Chelseat /Getty Images/

“Është e çuditshme pasi ishim 3-3 dhe ne ndjeheshim shumë më të fortë në fushë. Megjithatë është një rezultat i mirë për ne”, u shpreh Nainggolan.

“Jemi të pakënaqur për golat e pësuar pasi kemi mundur t’i përmirësojmë disa gjëra. Kemi luajtur më mirë se Chelsea dhe kjo ka rëndësi”, u shpreh Ninja.

Krejt në fund Nainggolan ka treguar edhe njëherë se nuk është pishman që refuzoi t’i bashkohet Chelseat për të mbetur pjesë e Romës.

“Jam i bindur se të fitosh diçka të rëndësishme në Romë do të jetë e paharrueshme”.

“Jam shumë i lumtur në Romë, nuk dua të ndryshoj skuadër dhe për këtë nuk jam pishman që kam qëndruar”, përfundoi Nainggolan.

 

Pas tri ndeshjeve në Ligën e Kampionëve, Roma zë pozitën e dytë në grup me pesë pikë, dy më pak se Chelsea në vendin e parë dhe tri më shumë se Atletico në pozitën e tretë. /Telegrafi/

Exit mobile version