Telegrafi

Nainggolan: Ishte fitore e merituar

Radja Nainggolan ndjen se Tottenhami ishte me fat që kishte epërsinë ndaj Interit.

Eriksen me një goditje të devijuar kaloi së pari Spursat në epërsi, por një supergol i Icardit pesë minuta para fundit inspiroi një rikthim të madh Nearzzur.

“Është rezultat i merituar, sepse ne luajtëm shumë mirë”.

“Ne pranuam gjatë rrjedhës së lojës dhe ishte një gol me fat për ta, por larg prej performancave tjera në Serie A këtë sezon, ne arritëm të marrim tempon në pjesën e dytë dhe bëmë shumë mirë”, u shpreh Nainggolan.

Mesfushori arriti gjysmëfinalen e garës me Romën edicionin e kaluar, e ai ka këshilla për bashkëlojtarët.

“Ne kemi skuadër të fortë dhe duhet të vazhdojmë të punojmë për të arritur potencialin. Është me rënëdsi të fitojmë secilën ndeshje”.

“Personalisht, unë jam pak prapa me kalendarin sepse isha larg prej përgatitjeve parasezonale, por sa më shumë që luaj po e fitoj formën time më të mirë”, përfundoi belgu.

/Telegrafi/