Mesfushori i Romës, Radja Nainggolan, ka thënë se nuk është i interesuar të kalojë të Interi.
Lucaino Spalletti pritet të zgjidhet trajner i ri i Interit dhe flitet se transferimi i parë do të jetë pikërisht belgu.
“Do të shkoj në pushime të merituara”.
“Dua të qëndroj te Roma, e kam thënë gjithmonë. Për mua është e thjeshtë dhe këtë e kam demonstruar. E kam refuzuar Chelsea vitin e shkuar”.
“Nuk di asgjë për Spallettin te Interi. Kërkojë të lexoj sa më pak që është e mundur. Ta shohim”, ka thënë Nainggiolan.
Nainggolan ka zhvilluar 37 ndeshje në Serie A në sezonin 2016-17, duke shënuar 11 gola. /Telegrafi/