Mesfushori belg i Romës, Radja Nainggolan vazhdon të bezdiset nga ofertat që vijnë në drejtim të tij.
Nainggolan është ndër mesfushorët më të mirë në Serie A dhe kësisoj skuadrat angleze Chelsea, Manchester United e Manchester City janë vënë pas tij.
Por vetë belgu ka deklaruar se nuk e ka ndërmend të largohet pasi është i lumtur në Romë.
“Ka shumë klube që ofrojnë para të mëdha për t’i siguruar shërbimet e mija gjatë afatit të transferimeve”.
“Të ju them të drejtën, më pëlqejnë zërat që qarkullojnë por vetëm aq, pasi nuk e kam ndërmend të largohem”.
“Jam duke luajtur në një klub të madh si Roma dhe asnjë tjetër në botë momentalisht nuk më lë përshtypje”, deklaroi Nainggolan për La Republican. /Telegrafi/