Site icon Telegrafi

Nainggolan gati për ndeshjen me Bolognan

Foto: Inter.it

Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, pritet të jetë i gatshëm që të luajë në përballje me Bolognan.

Belgu ka ardhur nga Roma këtë verë për t’u ribashkuar me trajnerin Luciano Spalletti, por një lëndim i marrë në fillim të sezonit, bëri që ai t’i humb dy ndeshje.

Ai nuk ishte në skuadër në ndeshjet me Sassuolon dhe Torinon, ku Interit mori një pikë.

Tani SportMediaset raporton se ai do të jetë gati të përballet me Bolognan në fundjavë dhe mund të vendoset në fushë si trequartista (mesfushor prapa sulmuesve).

Në stërvitjen e sotme, Spalletti e të vendosi Nainggolanin pas Mauro Icardit, duke treguar se trajneri po e parashikon belgun në atë pozitë.

Icardi dhe Nainggolan gjatë një stërvitje te Interi (Foto: Fc Inter1908)

Nainggolan është bërë protagonist para një jave kur u pa në një diskotekë në orët e vona të mbrëmjes.

Klubi nuk ka marr ndonjë masë disiplinore, pasi ai nuk ka qenë i ftuar në ndeshjet e fundit, ndërsa nuk ka munguar asnjëherë në stërvitje dhe e ka dhënë maksimumin. /Telegrafi/  

Exit mobile version