Radja Nainggolan ka thënë se do të donte që Juventusi ta fitonte Scudetton, edhe pse i urren.
Nainggolan ka folur për shumë gjëra në një intervistë për Il Tempo.
“Po ua them të vërtetën, kam urrejtje për Juventusin, por dua ta fitojnë ata titullin”.
“Nuk kam asgjë ndaj Napolit apo Mertensit, e meritojnë për lojën që luajnë, por nëse kemi dal të dytët për pesë vite dhe vjen e fiton dikush tjetër që nuk është Juventusi, do të ndjehesha shumë keq”.
Ai foli edhe për pjesën në kombëtaren belge, duke thënë se tani është i lumtur.
“Martinez? Jam i lumtur pasi e ndjeva ngrohtësinë e tifozëve që nuk e pritja. Më është dashur ta njoh pjesën humane të trajnerit”.
“Kupa e Botës? Shpresoj, po punoj shumë, nuk varet vetëm nga unë”, ka thënë Nainggolan. /Telegrafi/