Roma ka arritur të shënoi një fitore të lehtë përballë Sampdorias në kuadër të Kupës së Italisë.
‘Giallorosët’, triumfuan me rezultat të thellë 4-0 për të kaluar në çerekfinale të Kupës italiane ku do t’i pret Cesena.
Nga minuta e parë e ndeshjes u dok qartë që Roma do ta fitojë këtë takim pas insistimit për të shënuar gol.
Në minutën e 25-të, mesfushori Leandro Paredes goditi bukur por golin ia mohoi shtylla.
Minuta e 39-të e ndeshjes solli edhe golin e parë, gol që ishte i jashtëzakonshëm i shënuar nga Radja Nainggolan me një goditje të fuqishme.
Me epërsinë minimale 1-0 dy skuadrat shkuan në pushim.
Edhe në pjesën e dytë Roma filloi fuqishëm duke kërkuar golin e sigurisë.
Tre minuta pasi filloi pjesa e dytë, Edin Dzeko arriti të shënoi golin e dytë pas një asistimi të bukur nga El Shaarawy.
Boshnjaku nuk vonoi dhe ia ktheu asistimin El Shaarawyt i cili shënoi për 3-0 në minutën e 61-të.
Ndërkohë për golin e fundit në ndeshje u përkujdes sërish mesfushori belg Radja Nainggolan që shënoi në minutën e 90-të për 4-0.
Pas kësaj fitore, Roma ka kaluar në çerekfinale të Kupës së Italisë ku do të përballet me Cesenën. /Telegrafi/
https://www.youtube.com/watch?v=Kj_j-ryj25s
https://www.youtube.com/watch?v=FJB3ec2969M