Mesfushori i Interit, Radja Nainggolan, thotë se objektivi i tij është të fitojë trofe me zikatrit.
Belgu ka thënë se Roma i përket të kaluarës, tani është i fokusuar vetëm te klubi nga Milano.
“Këtë vit objektivi është të përmirësohemi nga sezoni i kaluar”, ka thënë Nainggolan për Sky.
“E kemi filluar keq, po dy fitoret e fundit na kanë kthyer në rrugë dhe shpresojmë të vazhdojmë kështu”.
“Kemi rrugë të gjatë për të bërë, unë dua të fitojë. Gjithmonë kam dhënë gjithçka në fushë, por kurrë nuk kam ngritur trofe. Ndoshta ka ardhur koha e duhur”.
“Isha i lumtur te Roma dhe kemi arritur rezultate të rëndësishme, por nuk dua të flas më për Romën. Jam këtu dhe jam i fokusuar”, ka shtuar Nainggolan.
Ndeshja e ardhshmja e Interit është kundër Cagliarit. /Telegrafi/