Site icon Telegrafi

Nainggolan del hapur: E urrej Juventusin, fitojnë gjithmonë me një penallti të dhuruar

Është duke kaluar nëpër një formë të jashtëzakonshme dhe padyshim që është mesfushori më i mirë në Serie A.

Ylli belg i Romës, Radja Nainggolan ka treguar se ka urryer gjithmonë Juventusin edhe sa ishte pjesë e Cagliarit.

“Kam refuzuar oferta të rëndësishme dhe kam vendosur t’i mbetem besnik Romës”.

“Unë kam vendosur të qëndroi këtu për të luftuar dhe fituar trofe. Nëse do të largohesha do ta shanin Romën, por e dua këtë klub”, tha Nainggolan.

Ai tutje ka deklaruar se ishte kundër Juventusit që kur kishte lindur dhe se e urren kampionin e Italisë.

“Kam qenë gjithmonë kundër Juventusit, që kur kam lindur e kam urryer këtë skuadër”.

“Edhe sa isha në Cagliari luaja gjithmonë fort dhe nuk kemi humbur në ‘Juventus Stadium’”.

“E urrej Juventusin sepse gjithmonë fitojnë me një penallti ose goditje dënimi të dhuruar. Kam ardhur te Roma sepse dua të fitoj diçka kundër Juventusit. Nëse jo Serie A, atëherë Kupën e Italisë”, përfundoi belgu. /Telegrafi/

Exit mobile version